Pamjet, droni fluturim mbi rrugica e tregje, ja si këshillohen qytetarët për masat ndaj Covid-19

14 Prill 2020, 12:05 | Përditesimi i fundit: 2020-04-14 13:28:29

719 shtetas në të gjithë territorin janë gjobitur me masën administrative 10 mijë lek për shkak se janë konstatuar duke lëvizur pa ndonjë arsye dhe leje daljen. Në krahasim me ditët e tjera vihet re një shtim i madh i këtyre rasteve që kanë ardhur si pasojë e monitorimit me dron, një mënyrë e re e njoftuar dje nga policia e shtetit.

Siç duket edhe nga videot janë monitoruar më së shumti tregjet ku ka patur edhe lëvizje më të dendur të qytetarëve.