Pamjet e arrestimit të vëllezërve Çala, 300 forca policie rrethojnë pallatin

19 Mars 2020, 20:19

Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, 300 forca policore, nga Departamenti i Policisë Kriminale, Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, Njësia speciale FAST Albania, RENEA dhe Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Komisariat i Policisë Kavajë, u përfshinë në megaoperacionin për arrestimin e vëllezërve Çala, të akuzuar për një sërë grabitjesh më armë dhe dhunë, në rrugën e Rinasit dhe në aeroportin e Rinasit.