Gjatë protestës së sotme ishte i pranishëm edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Në një prononcim për mediat, Berisha komentoi përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane Bild duke thënë se ata i treguan Shqipërisë se çfarë përfaqëson narkoshteti i Edvin Kristaq Ramës.
“Përgjimet janë një zhvillim historik në kuptimin që i treguan Shqipërisë dhe botës se çfarë përfaqëson narkoshteti i Edvin Kristaq Ramës.Tregon se këta mender ministra janë bashkë me vrasës, me kriminel, kundër vlerave të demokracisë, kundër votës së lirë të shqiptarëve, kundër të ardhmes europiane të Shqipërisë.Ky ka qenë një vendim i jashtëzakonshëm.Ymer Lala pyet nëse e ka karikuar gruaja regjistruesin, dhe kjo tregon se ai e ka të dokumentuar gjithçka për Edvin Kristaq drogën. I mjeri ai se çfarë do të shohë.Ky është festivali i fitores. Opozita sot faktikisht është jo vetëm shumica, por edhe udhëheqja e vendit.
Opozita po pritet të kryej këtë operacion historik me minimumin e kostot por është e gatshme me çdo lloj çmimi për të çliruar Shqipërinë nga një klikë e cila në disa aspekte nuk u lë gjë mangut etërve barbarë. Ai ia mbath me vrap në vrimë të miut. Ai bulevardin nuk e ka më. Edhe zyrën e tij nuk e ka më.Kryeministër? Ai është kreu i Meduzës, kreu i narkoshtetit, të cilin fatmirësisht u bë e mundur ta demonstrojë në mënyrën më të shkëlqyer nga veprimtare kriminale e tyre në Durrës, Peshkopi, Lezhë, Elbasan, etj.Sot çdo qytetar ka parë të vërtetën se Ymer Lala, se Astrit Avdyli janë burra më të mirë se Edi Rama, se ushtarët e tyre Damian Faqeziu, Vangjush horri, Saimir Habili, apo Saimir Trafikanti. U pa mirë se kush janë kriminelët e vërtetë të narko-shtetit", tha Berisha.