(Pamjet e kamerave) Të qetë dhe me duart në xhepa! Kapen dy hajdutët që bënë kërdinë në Vlorë

14 Qershor 2020, 09:27 | Përditesimi i fundit: 2020-06-14 09:28:10

Dy hajdutë janë arrestuar në Vlorë, pasi akuzohen për 8 vjedhje të kryerja në muajt e fundit. Operacioni i koduar "Orenditë" çoi në pranga R. A. 39 vjeç dhe A. B. 54 vjeç, të dy banues në Vlorë, të dënuar më parë për vjedhje. Në bashkëpunim me njëri tjetrin dy vlonjatët bënë kërdinë duke vjedhur madje edhe në kohën e karantinës në pandemi.  Ata vidhnin banesa, kryesisht ato të cilat i kishin pronarët jashtë shtetit duke marrë pajisje elektroshtëpiake, veshje, bizhuteri, lekë etj.