Pamjet e magazinës së babait të Arbër Çekajt, Selimit, e hapi 1 muaj pas arrestimit të djalit

1 Prill 2021, 11:20

Selim Çekaj, babai i Arbër Çekajt është arrestuar sot pasi iu kapën 49 kg kokainë në kontejnerin me banane në Portin e Durrësit që administrohej nga firma që posedonte. Report Tv mëson se kjo firma e tij ECOALMAX, është hapur në 20 mars 2018, 1 muaj pas arrestimit të të birit dhe kapjes së 613 kg kokainë në magazinat kompanisë së bananeve 'Arbri Garden'.