Pamjet e operacionit 'Filiali' ku u sekuestruan mina me telekomandë, armë me silenciator

7 Nëntor 2019, 18:17

DURRES - Tre persona janë vënë në pranga për grabitjen e filialit të Postës Shqiptare në Fushë-Krujë, ngjarje e ndodhur tre ditë më parë, në 03:00 të mëngjesit, një orar që çuditërisht korrespondoi me mungesën e energjisë elektrike në postë. Drejtori i Policisë së Durrësit, Lorenc Shehu, në një konferencë për mediat këtë pasdite, tha se tre janë personat e arrestuar si autorë në kuadër të operacionit të koduar "Filiali". Ata rezultojnë anëtarë të një grupi të strukturuar kriminal, që edhe më herët kanë kryer vjedhje të pronës me armë e dhunë në disa qytete, shkatërrim të pronës me eksploziv, vepra penale në fushën e krimeve ndaj personit, si dhe në fushën e narkotikëve.