Pamjet e postoblloqeve në gjithë vendin/ 10 automjete luksoze të sekuestruara!

9 Shkurt, 13:20

TIRANË - 120 automjete luksoze prodhime të viteve 2015-2020 u janë nënshtruar kontrolleve nga Durrësi, Korça, Vlora, Berati e Fieri përgjatë 48 orëve. Nga këto mjete 10 janë bllokuar nga policia pasi kanë probleme me dokumentacionin duke rezultuar të vjedhura dhe me shasi të modifikuar. Burime për ReportTv bënë me dije se të dhënat e marra nga këto mjete si dhe përdoruesit e tyre do t'i nënshtrohen më pas operacionit "Forca e Ligjit" për të justifikuar blerjet me vlera nga 40-250 mijë euro për automjet.

Policia e Shtetit ka vijuar kontrollet edhe këtë të dielë në të gjithë vendin në një operacion kombëtar për bllokimin e makinave luksoze, në rastet kur kanë parregullsi me dokumentacionit, kur i gjenden sende të jashtëligjshme ose kur rezultojnë të vjedhura. Policitë rrugore, efektivët e komisariateve dhe sektori i Trafiqeve ndodhen në terren në postblloqe të vendosura në pikat kyçe të qyteteve, ku pasi ndalojnë automjetet luksoze kryejnë kontroll të dokumentacionit dhe në brendësi të automjetit.

Kategori të tjera