Me kallashnikov në dorë dhe maska, pamjet e sulmit te hotel 'Voloreka' në 1 gusht

8 Gusht 2020, 10:35 | Përditesimi i fundit: 2020-08-08 11:05:37

"Report TV" ka publikuar videon e atentatit të 1 gushtit në hotel "Voloreka". Ndërsa jemi akoma në sezonin turistik, 100 plumba janë qëlluar në drejtim të këtij hoteli.

Në videon e publikuar nga "Report Tv", nuk duket sikur është qëlluar, por sipas informacioneve është qëlluar me tre plumba. Të njëjtët persona dyshohet që të kenë bërë atentatin e ditës së sotme.

Kjo zonë është shumë e frekuentuar nga turistët, duke u kërcënuar edhe jeta e pushuesve që kanë qenë rezident në këtë hotel gjatë ditës së sotme. Akoma nuk ka një pistë për zbardhjen e ngjarjes.

Mund të kishte përfunduar në tragjedi, por breshërisë së plumbave u shpëtoi fatmirësisht edhe djali i pronarit të hotelit, pasi siç "Report Tv" mëson autorët kanë qëlluar veçanërisht në drejtim të dhomës së djalit. Edhe në 1 gusht, në të njëjtën skemë, duke qëlluar me armë jashtë hotelit, Muçllarit iu bë atentat, në një ngjarje të pa raportuar nga policia, dhe ende me autorët e paidentifikuar. Uniformat blu kanë kamerat e sigurisë së hotel "Voloreka", të cilat "Report Tv" i disponon, të atentatit të 1 gushtit.