Pamjet e trafikut të rënduar tek sheshi Shqiponja dhe 'Astiri'

2 Prill 2020, 13:15 | Përditesimi i fundit: 2020-04-02 13:16:19

Një trafik i rënduar me automjete në hyrje të Tiranës nga rrethrrotullimi Shqiponja e më tej në rrugën e unazës së re, "Astiri".

Edhe pse po afrohet ora 13:00 (video është filmuar në 12:35), qytetarët masivisht janë jashtë duke qarkulluar me automjete.Një trafik i pazakontë ky për situatën e emergjencës ku vendi ndodhet. Përfshirë edhe faktin që me automjete mund të dilet vetëm me autorizim nga policia.