Pamjet ekskluzive nga zjarri te vila 4-katëshe në Tiranë, evakuohen banorët

3 Qershor 2020, 20:25 | Përditesimi i fundit: 2020-06-03 20:27:19

Një zjarr ka rënë në papafingon e një vile katër katëshe në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 19:30, në rrugën "Skender Luarasi".

Sipas policisë, për fat të mirë nuk raportohet për dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale. Ndërsa janë evakuuar në kohë edhe banorët, të cilët janë alarmuar për shkak të flakëve të mëdha.

Në vendngjarje shkuan tre zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit. Ndërsa Report TV ka siguruar edhe fotot nga zjarri në papafingon e vilës.

Grupi hetimor dhe Shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.