Pamjet kur makina merr flakë e rruga mbulohet nga tymi, aksident i trefishtë në autostradën Tiranë-Durrës

19 Korrik 2020, 21:01

TIRANË- Një makinë ka marrë flakë në mes të rrugës. Nuk dihen shkaqet e djegies dhe a ka persona të lënduar, ndërsa rruga është mbuluar nga tymi dhe qytetarët kanë vrapuar drejt saj për të dhënë ndihmën e parë.

Gjithashtu një aksident ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku janë përfshirë tre makina. Nuk raportohet për të lënduar në aksident. Aksidenti ka shkaktuar probleme me trafikun, duke qenë se të dielën pushuesit kthehen pas plazhit të bërë gjatë fundjavës.