PAMJET/ Lokali në Tiranë nuk pyet për shtetrrethim, policia i kap në flagrancë...duke pirë kafe!

4 Prill 2020, 13:21

Një lokal është gjobitur nga Policia në Tiranë pasi kishte thyer urdhrin e qeverisë duke qëndruar hapur dhe duke ofruar kafe për qytetarët. Policia ndërhyri në një aksion duke nxjerrë jashtë qytetarët, ndërsa u plotësua gjoba për njësinë tregtare, me 100 mijë lekë të rinj.