Pamjet me dron mbi vijën bregdetare të Durrësit dhe rrënojat që la pas tërmeti tragjik

1 Dhjetor 2019, 14:51 | Përditesimi i fundit: 2019-12-01 15:59:56

Qyteti i Durrësit vijon që të jetë në panik dhe frikë pasi lëkundjet e tërmetit kanë vijuar prej së martës në mëngjes edhe pse me itensitet më të ulët.

Report Tv sjell pamjet me dron nga qyteti bregdetar këtë ditë diele, ku mbizotëron heshtja, teksa një pjesë e qytetarëve janë larguar në qytete të tjera te të afërmit e tyre.Në pamjet me dron në vijën bregdetare duken edhe rrënojat te kavaleshenca në Durrës, ku humbi jetën pedagogu i policisë Bajram Hajdarmataj.