PAMJET me dron në Kukësin që po mban nën kontroll COVID-in

30 Prill 2020, 13:08

Qyteti i Kukësit prej disa ditësh me radhë nuk ka regjistruar asnjë rast të ri me COVID-19. Edhe katër  testet  e fundit kanë rezultuar negative. Vatra në Kukës deri me tani po duket se po izolohet duke mbetur në kuotën e 18 të prekurve, nga të cilët  deri më tani 10 janë të shëruar dhe të karantinuar në shtëpitë e tyre. Sipas Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, aktualisht nga numri i aktiv i të infektuarve me koronavirusin në qytetin e Kukësit është 5 persona. Njëri prej tyre është i shtruar në  Spitalin Infektiv, Tiranë.

Sakaq, në gjendje të mirë shëndetësore janë edhe 6 policët e infektuar të izoluar në pritje të kohën për tiu nënshtruar testimeve përfundimtare ndërsa janë shëruar 5 punonjësit e personelit shëndetësor të spitalit të Kukësit të infektuar më herët. Me shfaqjen e rasteve të para në Kukës u zhvilluan mbi 200 teste, por fatmirësisht deri më tani  duket se gjithçka flet me shenja optimizmi për të dalë edhe Kukësi nga harta e Covid-19. Rasti i parë me covid 19 në qytetin e Kukësit u shënua me 14 prill 2020.