Protesta/ Rithemelimi dhe PL s'heqin dorë nga dhuna, hedhin molotovë drejt Bashkisë së Tiranës

26 Prill, 12:15 | Përditesimi i fundit: 2024-04-26 15:53:36

Protesta e katërt e Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë përpara Bashkisë së Tiranës u shënjua sërish nga episode të dhunshme. Bombat molotov ndaj godinës rrezikuan policët, ndërsa këshilltarët opozitarë tentuan të çajnë gardhin metalik e të hyjnë me forcë në bashki. Përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit të cilët morën lejen e tubimit në bashki dhe opozitarët në mesazhet e tyre nuk shmangën thirrjet për lirimin e Sali Berishës.