Pamjet me dron nga shembja e restorant PANORMA të Mihal Kokëdhimës nga IKMT

21 Gusht, 10:18

PORTO PALERMO- Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) mëngjesin e sotëm ka shembur resortin 'Panorma' në pronësi të kushëririt të Koço Kokëdhimës, që u bë deputet në vitin 2013 (tashmë kryetar i Partisë ZGJIDHJA) ndërtuar buzë detit në Porto Palermo, rezulton të jetë pa leje.  Për më shumë se dy orë dy fadroma të IKMT kanë prishur në mënyrë mekanike ndërtesën pa leje dhe e kanë rrafshuar. IKMT njofton se ky subjekt 2000 m2 shfrytëzonte pa leje edhe zonën e plazhit duke u marrë para pushuesve që zgjidhnin të qëndronin aty. Burime për Report Tv bëjnë me dije se në objektin në pronësi të Mihal Kokëdhimës, kishte edhe dhoma për pushuesit duke e kthyer restorantin e tij si një hotel kundrejt pagesës. Kështu rëndohet akoma më shumë shkelja e Mihal Kokëdhimës. Gjatë këtij aksioni nuk janë shënuar incidente, pasi të prnishmit në këtë restorant janë larguar ndërsa perimetri është ruajtur nga forca të shumta të policisë. Më pas IKMT ka njoftuar se aksioni për prishjen e banesave pa leje do të vazhdojë përgjatë të gjithë vijës bregdetare.

Restoranti i Mihal Kokëdhimës, vijonte punën edhe pse ishte pa leje, deri pas incidentit të ndodhur disa ditë më parë në Porto Palermo, ku Kokëdhima sulmoi familjen spanjolle që kishin ardhur të ushqeheshin në restorantin e tij. Në videon që Report Tv siguroi Mihal Kokëdhima për rreth 3 kilometra u ngjit mbi kofanon e makinës që po udhëtonin turistët spanjollë dhe i terrorizoi duke thyer xhamin dhe duke i ofenduar e gjithë kjo skenë vetëm pasi turistët spanjollë kishin mbetur të pakënaqur nga sjellja dhe shërbimi në restorantin pa leje të Kokëdhimës.

Shqiptarja.com ka zbuluar se restoranti në fjalë është pa leje, dhe se është në proces legalizimi. Pavarësisht tentativës së Bashkisë së Himarës për ta shembur në vitin 2012 si objekt pa leje nga autoritetet, biznesi vijon të ushtrojë aktivitetin për vite me radhë mbi pronë publike.

Ndërkohë pasi ka dhunuar familjen e miliarderit spanjoll Eugenio Galdón, dhe shoqëruesit shqiptarë, Mihal Kokëdhima është lënë nën masën 'arrest me burg'.

Kategori të tjera