Pamjet me dron! Tirana si kurrë më parë! Qetësi totale, qytetarët në shtëpi nga frika e koronavirusit

13 Mars 2020, 17:20

Tirana si kurrë më parë. REPORT TV sjell pamjet me dron nga kryeqyteti që është gdhirë dhe vijon që të jetë mbyllur i gjithë brenda në shtëpi nga frika e koronavirusit. Pas urdhrit për nisjen e shtetrrethimit që nisi mëngjesin e sotëm në orën 06:00 rrugët e Tiranës janë thuajse bosh të gjitha sikur duket edhe nga pamjet e xhiruara nga lart me dron pasditen e sotme nga Report Tv, teksa shfaqet diku ndonjë makinë, më së shumti furgona për furnizime dhe të tjera të autorizuara dhe ndonjë qytetar që ka dalë për të blerë ushqimet.