Kryeministri Edi Rama ka bërë mbrëmjen e sotme një inspektim të punimeve në kantier, i cili ndodhet në ditën e 24, ndërsa puna bëhet me 3 turne. Aktualisht në kantier po vijon betonizimi i themeleve dhe ngritja e strukturave metalike dhe nga java tjetër mendohet se do të fillojë ngritja e mureve dhe punimi nga brenda ambienteve të spitalit.
