Pamjet nga operacioni ku mbeti i vrare lideri i ISIS

27 Tetor 2019, 16:34

Tashmë është zyrtare, udhëheqësi i Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Bagdad është ekzekutuar. Presidenti Trump konfirmoi vdekjen e liderit të ISIS, Abu Bakr al-Bagdadi gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë. Abu Bakr al-Bagdad kreu vetëvrasje duke shpërthyer vetë jelekun-bombë që mbante veshur për të mos rënë në duart e komandove të posaçëm amerikanë, ndërsa u vranë edhe tre fëmijët e tij dhe dy gra, gjatë bastisjes së kryer nga ushtria amerikane në veri-perëndim të Sirisë të shtunën.