Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri ka reaguar sërisht për situatën dhe menaxhimin e koronavirusit në Shqipëri.
Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ajo vazhdon me akuzat ndaj Kryeminstrit Edi Rama,dhe shkruan se
Ajo ka publikuar një video teksa ambulancat presin në rradhë të fusin të sëmurët në spital.
Statusi I Plotë I Oriola Pampurit :
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri.
Sirenat e tyre janë alarm i dështimit të Edi Ramës me pandeminë.
Njerëzit përfundojnë në spital, edhe sepse Instituti i Shëndetit Publik nuk e bën detyrën e vet.
• Teston shumë pak.
• Vonon përgjigjen deri në 10 ditë.
• Nuk teston për të ndërprerë zinxhirin e infektimeve.
Menaxhimi i keq, vjedhja edhe në situatë pandemie, na ka sjellë në këtë gjendje , ku njerezit harxhojnë të paktën 100 mijë lekë për një test dhe nuk marrin asnjë rimbursim, vetëm sepse Edi Rama është i paaftë të qeverisë.
Shqiptarët nuk duhet të paguajnë më dështimet e kësaj qeverie dhe të këtij kryeministri. Duhet ta ndryshojmë këtë gjendje me votë në 25 Prill. shkruan ajo krahas videos
