Pampuri: Qarkullimi i elitave në PD domosdoshmëri! Basha me lista të parapërgatitura? Zëra që vijnë nga e majta

7 Korrik 2020, 16:43

Janë shtuar zërat në Partinë Demokratike për rikthimin e të ashtuquajturës 'Gardë e Vjetër'. Ish deputetja Orjola Pampuri në një intervistë për Report Tv e mirëpret këtë lëvizje, por konsideroi domosdoshmëri edhe mirëpritjen e emrave të rinj të kësaj force politike. Pas 8 viteve në opozitë, sipas saj selia blu duhet të jetë më e bashkuar se kurrë.