Pamundësi për të paguar dritat, minoriteti rom dhe egjiptian protestë para kryeministrisë

19 Korrik 2019, 19:16

Një protestë e organizuar nga minoriteti Rome dhe Egjiptian, u zhvillua gjatë ditës së sotme përpara godinës së Kryeministrisë. Qytetarët  u mblodhën për të protestuar, nga pamundësia për të paguar energjinë elektrike.

 Këta qytetarë kërkojnë që të zbatohet ligji , i cili I vjen në ndihmë familjeve në nevojë. Ata kërkojnë miratimin e VKM-së, që përcakton se kush janë familjet që përfitojnë nga ky ligj.

Një nga aktivistet pjesëmarrëse në këtë protestë, u shpreh për Report Tv, se një peticion për te nxitur hartimin dhe miratimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave, I është dërguar Kryeministrisë, Ministrisë së Financave, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si dhe Ministrisë së Energjitikës dhe Infrastrukturës.

 “Kanë dalur të protestojnë për shkak të mungesës së energjisë elektrike. Ka një ligj që u siguron atyre mbështetje dhe ne sugjerojmë apo ata kërkojnë që të paktën deri në 210 kiloëat të jetë falas për familjet në nevojë, dhe kjo nuk u kushton asgjë”-tha aktivistja

 Me pankarta në duar, qytetarët e minoritetit Romë dhe Egjiptianë, protestuan deri në orën 12:00,  sipas lejes që kishin marrë.  Më pas një grup prej tyre, u ftua brenda në Kryeministri për të diskutuar mbi pikat që ata kërkojnë.