Panariti: Bujqësia drejt falimentit, i vetmi sektor që mbeti pa mbështetje gjatë pandemisë

7 Korrik 2020, 15:02

Lëvizja Socialiste për Integrim ka paralajmëruar falimentimin e bujqësisë në vend. Në një deklaratë, ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti drejton gishtin nga qeveria, që sipas tij ka braktisur bujqësinë. Panariti thotë se bujqësia është e vetmi sektor i ekonomisë që mbeti i pa financuar gjatë pandemisë së koronavirusit. Ish-ministri ngre shqetësimin se prodhimi bujqësor është ulur, janë rritur importet, dhe ka rënë në minimum historik numri i krerëve të blegtorisë duke u pakësuar me 20 përqind. Panariti thotë se opozita e bashkuar dhe LSI do të mbështesë këtë sektor me me të paktën 100 milionë euro."Është e braktisur bujqësia, e cila jep 20 përqind të prodhimit të përgjithshëm të Shqipërisë por merr më pak se 0,1 përqind nga sa jep. Bujqësia është e vetmi sektor i ekonomisë që mbeti i pa financuar gjatë pandemisë së koronavirusit. U lanë pa mbështetje dhe pa para fermat dhe fermerët si në asnjë vend tjetër në rajon dhe Bashkimin Evropian. Nuk u mbështet bujqësia, pavarësisht se ajo u paralizua dhe vazhdon të jetë në ngërç nga mbyllja e tregjeve dhe bllokimi i transportit për prodhimet e saj. Prandaj, prodhimi vendas po falimenton! Prodhimi bujqësor është ulur janë rritur importet, dhe ka rënë në minimum historik numri i krerëve të blegtorisë duke u pakësuar me 20 përqind . Për rrjedhojë bujqësia sot, prodhon me kosto të larte dhe në mënyrë jo konkurruese. Vetëm një nga katër aplikime të fermereve për financim nga skemat mbështetëse kombëtare, sot plotësohet .