Pandeli Majko për Report Tv: Në maj nis hapja e kufijve, në Shqipëri do të vihet për turizëm

22 Prill 2020, 19:02

TIRANE-Muaji maj do ta gjej Shqipërinë me kufij të hapur. Kështu u shpreh ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko në një intervistë për Report tv. Majko sqaron se kjo nuk nënkupton një rikthim të gjendjes normale, pasi ky liberalizim i lëvizjes do të jetë me rregulla të përcaktuara.

Puna e strukturave administrative po përpiqet brenda mundësive që maji të na gjejë me një situatë sa më të liberalizuar për të gjithë shtetasit që duan të rikthehen ose ata që duan të largohen nga vendi për tu krijuar atyre mundësi. Por dua të nënvizoj faktin se nuk do të thotë se do rikthehemi në gjendje normale. Do ketë një lëvizje me rregulla të përcaktuara të cilat hap pas hapi do të tejkalohen. Regulla të cilat ne i kemi shumë të rëndësishme se kanë të bëjnë me jetën e njeriut”, shprehet Majko.