Pandemia, BSH: Ndikim të padiskutueshëm negativ, do të reduktojë të ardhurat

15 Prill 2020, 16:54

Pandemia globale COVID-19, dhe kriza ekonomike që po shkakton do të dëmtojë ndjeshëm shumicën e sektorëve ekonomik. Banka e Shqipërisë në deklaratën e Raportit të Stabilitetit Financiar ka analizuar edhe efektet që pritet të shkaktojë koronavirus, ku sipas Bankës qendrore do të reduktojë ndjeshëm të ardhurat e familjeve, do të çojë drejt shterimit kursimet e tyre dhe në një moment tjetër do të reduktojë ndjeshëm edhe konsumin.