Pandemia Covid-19/ Strategjia e Europës: Vaksina në masë dhe jo përsëri bllokime

14 Korrik 2020, 14:24

Europa po përgatitet të përballet me një valë të dytë të mundshme të koronavirusit dhe ka si qëllim shmangien e bllokimeve të reja që do të ishin dramatike për ekonominë

Duket se Europa është në futur në një garë të vërtetë me kohën teksa ajo po përgatitet të përballet me një valë të dytë të mundshme pandemike në vjeshtë, me synimin final, për të shmangur një bllokim të ri total si ai që bllokoi kontinentin nga marsi deri në qershor.Komisioni Europian është shprehur se “Efektet e një mbyllje të re totale do të jenë dramatike për ekonominë e kontinentit” dhe po kërkon nga qeveritë e Unionit që "të përfitojnë nga koha në dispozicion, për të përgatitur gjatë muajve korrik, gusht dhe shtator masa specifike për përmirësimin e situatës.

Mbrojtja e kategorive më të prekshme, forcimi i sistemeve shëndetësore, aftësia për të izoluar shpejt çdo shpërthim të ri infeksioni dhe mbi të gjitha një vaksinim kapilar dhe të hershëm kundër gripit sezonal, janë disa nga shtyllat në të cilat do të bazohet sistemi parandalues ​​që BE do të duhet të zbatojnë në funksion të valës së dytë në vjeshtë.

Dje kancelarja gjermane Angela Merkel, në fund të takimit dypalësh me kryeministrin italian Giuseppe Conte në Kalanë Meseberg, tha se "Ne duhet të shmangim absolutisht një valë të dytë të Covid". Sipas saj "virusi po qarkullon akoma, ka shpërthime rajonale në kontinentin tonë dhe çdo ditë një numër në rritje të rasteve në të gjithë botën. Kancelarja theksoi gjithashtu se “pandemia do të përfundojë vetëm kur të jetë nën kontroll në të gjithë planetin".