Pandemia e COVID nuk ndal aktivitetet për Ditën e Verës, qyteti i Elbasanit përgatitet për festën e 14 Marsit

12 Mars 2021, 22:04

Qyteti i Elbasanit po përgatitet për të festuar ditën e verës, të dielën e 14 Marsit. Edhe pse jemi në pandemi, bashkia ka publikuar kalendarin e aktiviteteve.

Një treg agro-ushqimor do të hapet në qendër të qytetit ndërsa zejtarët do të ekspozojnë produktet e tyre pranë kalasë do të ketë një ekspozitë pikturash dhe disa aktivitete sportive.Sakaq, Bashkia e Elbasanit ka investuar 3.6 milionë lekë për dekorin e qytetit.