Pandemia lë pas recesionin e 2009! Organizata Botërore e Turizmit: Në 5 muaj turizmi botëror ka humbur 320 miliardë dollarë!

22 Gusht 2020, 15:26

Jo vetëm turizmin shqiptar, por pandemia ka goditur mbarë industrinë botërore, ku humbjet janë në miliarda dollarë.  Sipas një vlerësimi të fundit të Organizatës Botërore të Turizmit, kanë mjaftuar 5 muaj pandemi që humbjet të arrijnë në rreth 320 miliardë dollarë, duke kaluar edhe humbjet që pësoi sektori nga recesioni i vitit 2009.