Panik në ajër, avioni me 347 pasagjerë përfshihet nga flakët

22 Nëntor 2019, 14:27

Avioni ‘Boeing Co 777’ i “Philippine Airlines” i nisur drejt Manilas, u përfshi nga flakët duke krijuar panik te pasagjerët.

Për shkak të një defekti në një nga motorët, flakët shpërthyen në njërin nga krahët e avionit.

Boeing Co 777’  u detyrua të rikthehej në pistën e Los Angeles.

Sipas njoftimeve, të 347 pasagjerët dhe 18 anëtarët e ekuipazhit shpëtuan pa lëndime.

Momenti i rënies së zjarrit është fotografuar nga disa pasagjerë dhe media lokale.