Panik në Itali, pas vullkanit tërmet i fuqishëm, shemben banesat, 10 të plagosur në Katania

26 Dhjetor 2018, 09:15

Panik dhe frikë në Itali. Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë ka goditur Siçilinë në orët e para të mëngjesit të sotëm, 03:19 minuta në Katania. Nga lëkundjet e forta janë dëmtuar shumë banesa, ndërsa 10 persona janë plagosur, mes tyre një 80-vjeçar është nxjerrë nga rrënojat.

Njerëzit janë larguar me shpejtësi nga banesat duke dalë në rrugë, ndërsa disa prej tyre shprehen ‘Jemi gjallë nga një mrekulli. Muret e shtëpisë janë shembur. Ishim në gjumë në momentin që ra tërmeti. Për fat të mirë, mobiliet na mbronin nga rrënojat” thanë disa prej tyre.

Një pjesë e autostradës Katania-Mesina është mbyllur, ndërsa aeroporti funksionon normalisht. Ndërkohë që Katania ditët e fundit ka qenë në panik edhe pas shpërthimit të vullkanit Etna të hënën.

Hiri vullkanik kishte mbuluar banesat, ndërsa sot disa prej tyre u shembën  nga tërmeti. Shpërthimi i vullkanit u shoqërua prej të hënës me disa lëkundje. Mali Etna është vullkani më i lartë dhe më aktiv në Europë.