Report TV - 'Policia...ndalo ose qëlluam!' Të shtëna me armë në Lezhës gjatë aksionit 'blic'

11 Nëntor 2019, 10:24 | Përditesimi i fundit: 2019-11-11 10:33:36

LEZHË- Të shtëna me armë zjarri kanë shkaktuar panik tek qytetarët në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur pranë stacionit elektrik. Ndërkohë nuk dihet nëse ka të plagosur apo viktima nga të shtënat me armë. Gazetari i Report Tv, Julian Hila bën me dije se policia ka qenë  në një aksion blic për të arrestuar një të shpallur në kërkim por ai është larguar pa mundur të vihet në pranga.