Panucci me armë plus kundër Skocisë, ja kush i bashkohet Kombëtares

9 Shtator 2018, 15:57

Kombëtarja ka zhvilluar sot seancën e fundit stërvitore në tokën shqiptare përpara se të niset drejt Skocisë për të zhvilluar ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve.

Ajo që ishtë me rëndësi është se trajneri Panucci e ka patur të plotë grupin, teksa ka zvilluar një seancë të lehtë në aspektin fizik. Risia ishte se në fushën e blertë të “Elbasan Arenas” ishte sot edhe Ergys Kaçe, mesfushori i Panathinaikos i cili nuk ishte pjesë e listës fillestare të futbollistëve të grumbulluar. 

Mesfushori do të jetë ‘arma’ plus e trajnerit italian për sfidën me Skocinë, e cila do të luhet të hënën në orën 20:45. 

Shqipëria e nisi me fitore ligën e Kombeve pasi të premten mposhti 1-0 Izrealin me golin e Xhakës. Ndërkohë sot, në orën 15:00 kombëtarja shqiptare do të fluturojë me çarter drejt Glasgout, qytetit ku do të luhet edhe sfida.