Papa: Vaksina anti- COVID jo prioritet për më të pasurit! T’u ofrohet të varfërve

19 Gusht 2020, 20:48

ITALI"Njerëzit më të varfër në botë janë ata që duhet ta kenë më shpejt vaksinën Anti-COVID". Është kjo deklarata e Papa Françeskut duke kërkuar që kjo vaksinë kundër koronavirusit që pritet të zbulohet në të ardhmen, të mos jetë prioritet për më të pasurit.

“Sa e trishtueshme do të ishte nëse një vaksinë për COVID-19 do të bëhej prioritet për më të pasurit. Do të ishte e trishtueshme nëse vaksina do të bëhej pronë e disa kombeve dhe jo universale për të gjithë,” tha Papa duke iu drejtuar njerëzve.