Papërgjegjshmëri totale/ Arrestohet shoferi që qarkullonte në sens të kundërt në Kavajë-Lushnje

5 Shtator 2018, 09:36

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale dhe në media me shpejtësi që tregonin papërgjegjshmërinë totale të një shoferi që ecte në sens të kundërt në rrugën interurbane Kavajë-Lushnje ka shqetësuar edhe policinë. Pas verifikimeve ata kanë mbundur të arrestojnë shoferin që rrezikoi jo vetëm veten por edhe makinat e tjera që I vinin përballë.Njoftimi i policisë

Qarkulloi me automjet në sens të kundërt në rrugën interurbane, kapet dhe ndëshkohet nga Policia Rrugore

Policia Rrugore ndëshkon 58 vjeçarin A. M., nga Kavaja i cili qarkullonte me automjet në rrugën interurbane Kavajë-Lushnje në sens të kundërt.

Pamjet flasin vetë, skanë nevojë për koment, papërgjegjshmëri që vret jetën.

Policia Rrugore e ndëshkoi drejtuesin e mjetit duke e dërguar në OASH, ( 2 vjet pezullim Leje Drejtimi dhe 10.000 lekë gjobë).

Policia e Shtetit falënderon median dhe qyetarët që të denoncojnë çdo shkelje të qarkullimit rrugor, duke kontribuuar në rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.