Kryeministri Edi Rama kishte një përgjigje edhe për liderin demokrat, Lulzim Basha që në daljet e tij ditët e fundit në media është shprehur se "çdo familje në nevojë duhet të ketë mjaftueshëm cash, para për të siguruar bukën e gojës, pagesat minimale. Njerëzit në nevojë duhen mbështetur me para cash, të cilat më pas do të nxisin dhe konsumin". Kreu i qeverisë tha se ata që propozojnë këto receta me lekë në dorë ose vijnë nga rruga e piramidave ose nuk e di se çfarë flasin. "Kush i propozon ca lloj recetash me lekë në dorë ose vjen nga rruga e piramidave që e hodhën Shqipërinë në erë, ose nuk e di se çfarë flet. Receta qesharake për rrëmujë ose përton të ndërrojë pllakën" tha Rama.
Para cash për qytetarët, Rama-Bashës: Ose vjen nga rruga e piramidave ose nuk di ç'flet
No videos found.