Paradë mode në vitet '56, shikoni 'modelet' e Tiranës kohën e komunizmit

4 Gusht 2018, 18:01

Në Tiranën e viteve ‘56, janë zhvilluar edhe parada mode. Në një video të shpërndarë në Facebook nga “Shqipëria e harruar” na vijnë disa pamje të rralla nga periudha komuniste.

Ndërkohë që në filmat e kohës bëhej propagandë për barazinë mes meshkujve dhe femrave, në kryeqytet vajzat e reja dhe të bukura bashkë me fëmijët bënin paradë me rrobat e prodhuara në vend para një publiku të gjerë.or ajo çfarë vihet re në video është prania dominuese e femrave, si në pasarelë ashtu edhe në publik.