Jashtë bankave në vitin 2020 kanë qarkulluar 2.8 miliardë euro, me një rritje prej rreth 433 milionë euro krahasuar me 2019. Teksa e konsideron sfidë të fortë për formalizimin e ekonomisë, guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko njofton se do të ngrihet një platformë kombëtare për sistemin bankar, me fokus avancimin e pagesave pa para në dorë.
