Ish kryeministri Sali Berisha paralajmëron shembjen e sheshit të ri Skënderbej i rikostrukutar vitin e shkuar. Këtë paralajmërim zoti Berisha e bëri për emisionin Exclusive në Top Channel nga ku u diskua dimensioni këtij sheshi ndër vite.
“Sheshi Skënderbej i konceptuar nga një prej arkitektëve më të mëdhenj të kohës ishte në gjysmën e përmasave të sotme. Edi Rama ndërtoi një shesh gjigand në përmasat e paranojës së tij” deklaroi Berisha.
Qytetari tani tha Berisha ‘ka një lodhje më të madhe se kalon nga cepi në cep, nuk ka ku të ndalet nuk ka ku të pijë një gotë ujë, një kafe, një suvenier pra je i detyruar të shkosh si ushtarë nga njëri cepin në tjetër të sheshit’.
Ish kryeministri deklaroi po ashtu se “Kryetari i ardhshëm i bashkisë t’ia ngrejë patkonjtë se këto pllaka ngjajnë si patkonjtë e Edi Ramës dhe ti japë sheshit një karakter njerëzor të domosdoshëm.
Këto janë konsideratat e mija për sheshin që do të zgjasë sa të largojnë qytetarët Erion Velinë nga bashkia dhe Edi Ramën nga Qeveria’. Ai shesh premtoi Berisha do të ndryshojë me shpejtësinë më të madhe.
Në vitin 2005 kur Berisha ishte kryeministër dhe Edi Rama kryebashkiak, qeveria e djathtë shembi pjesën e ndërtuar të një baypasi gjigand në hyrje të Tiranës duke çuar dëm mbi 1 milion dollarë para të taksapaguesve.