Paralajmërimi i Bill Gates 5 vite më parë që po bën xhiron e rrjetit: Bota rrezikohet nga virusi

15 Mars 2020, 20:02 | Përditesimi i fundit: 2020-03-15 22:13:06

Koronavirusi është kthyer në rrezikun kryesor të botës. Krijuesi i "Microsoft" Bill Gates 5 vite më parë e paralajmëroi rrezikun që mund t'i vinte njerëzimit nga viruset. Rreziku më i madh që kërcënon njerëzimin nuk do të jetë një luftë dhe bomba bërthamore, tha ai, por por një virus që mund të jetë i padukshëm, pa simptoma dhe që mund të shpërndahet përmes kontaktit mes personave. Dhe në fakt kështu ndodhi, 5 vite më pas shpërtheu koronavirusi në Kinë, që po merr mijëra jetë njerëzisht në të gjithë botën, deri tani njw edhe nw Shqipwri. Për të qenë të përgatitur për cdo lloj skenari, Bill Gates sugjeroi asokohe forcimin e sistemit shëndetësor dhe ekipeve mjekësore duke marrë si shembull stërvitjet ushtarake të NATO-s për të qenë në gatishmëri.

.......................................
Kur isha i vogël

katastrofa që shqetësonte më shumë ishte lufta bërthamore.

Ja pse kishim të gjithë një fuçi si kjo në bodrum

plot me konserva ushqimesh dhe ujë.

Kur të ndodhte sulmi bërthamor

duhet të zbrisnim, tëmblidheshim kruspull e të hanim nga fuçia.

Sot rreziku më i madh i një katastrofe botërore

nuk është më ky,

por ngjan më shumë si ky.

Nëse në dekadat e ardhshme diçka do të vrasë 10 milionë vetë

ka më shumë të ngjarë të jetë një virus shumë infektues

më tepër se sa një luftë.

Jo raketa, por mikrobe.

Pjesërisht shkaku është se kemi investuar fonde të mëdha në armë bërthamore

por kemi investuar shumë pak për një sistem që të frenonte njëepidemi.

Nuk jemi të përgatitur për epideminë e ardhshme.

Le të shohim Ebola-n.

Jam i sigurt se keni lexuar në të gjitha gazetat,

shumë sfida të vështira.

E kam ndjekur me vëmendje nëpërmjet instrumentave të analizave të rasteve

që përdorim për monitorimin e çrrënjosjes së poliomielitit.

Nëse shikoni se çfarë ka ndodhur,

problemi nuk ishte se nuk funksiononte sistemi.

Problemi ishte mungesa e plotë e një sistemi.

Në fakt, mungojnë disa elemente kyç pak a shumë të logjikshëm.

Nuk kishim një grup epidemiologësh të gatshëm për t’u nisur, që të kishin shkuar

të kontrollonin tipin e sëmundjes dhe nivelin e përhapjes.

Raportimet mbi rastet na erdhën nëpërmjet gazetave.

U hodhën online me shumë vonesë

Dhe ishin jashtëzakonisht të pasakta.

Nuk kishim një ekip mjekësh të gatshëm për ta nisur.

Nuk kishim mundësi për të përgatitur njerëzit.

“Mjekët pa Kufij” bënë një punë të jashtëzakonshme

për organizimin e vullnetarëve,

po edhe kështu ishim shumë më të ngadalshëm se sa duhej

për të dërguar mijëra operatorë në ato vende.

Dhe, një epidemi e madhe kërkon qindra mijëra operatorë.

Nuk kishte asnjeri në terren për të vlerësuar terapitë.

Asnjeri nuk analizonte diagnozat.

Asnjë nuk përpiqej të kuptonte se cilët instrumenta duheshin përdorur.

Për shembull, mund të kishim marrë gjakun e atyre që mbijetuan,

ta filtronim dhe plazmën t’ua kishim dhënë njerëzve për t’i mbrojtur.

Por kjo nuk u provua asnjëherë.

Shumë nga këto gjëra munguan.

Dhe patëm një dështim global.

Organizata Botërore e Shëndetësisë financohet për të monitoruar epidemitë,

por jo për të bërë gjërat që ju thashë.

Në filma gjërat paraqiten pak më ndryshe.

Ekziston një grup epidemiologësh të mirë, gati për t’u nisur,

që shkojnë dhe shpëtojnë situatën – por ky është vetëm Hollywood.

Mungesa e përgatitjeve mund t’i lejonte epidemisë së ardhshme

të ishte tmerrësisht shumë më shkatërruese se Ebola.

Le të shohim ecurinë e Ebola-s këtë vit.

Kanë vdekur rreth 10.000 vetë

dhe gati të gjithë në tre vende të Afrikës Perëndimore.

Ka tri arsye pse nuk është përhapur më shumë.

Arsyeja e parëështë se shumë operatorë sanitarë kanë qenë heroikë.

I gjetën të sëmurët dhe parandaluan infeksione të tjera.

Arsyeja e dytëështë natyra e virusit.

Ebola nuk përhapet në rrugë ajrore.

Dhe kur bëhet ngjitëse,

pjesa më e madhe e të sëmurëve bëhet kaq keq, saqë rri në shtrat.

E treta, nuk arriti në zonat e qyteteve.

Dhe ky ishte vetëm fat.

Në rast se do të arrinte në më shumë zona urbane,

Numri i rasteve do të kishte qenë shumë më i madh.

Herën e ardhshme mund të mos jemi kaq me fat.

Mund të jetë një virus qëti e ndjen veten pak a shumë mirë

edhe kur je në gjendje të infektosh të tjerët,

aq sa të hipësh në një avion, apo të shkosh në treg.

Burimi i virusit mund të jetë një epidemi natyrale si Ebola,

ose mund të jetë bio-terrorizëm.

Ka gjëra që mund ta përkeqësojnë një mijë herë situatën.

Le të shohim modelin e një virusi që shpërndahet në rrugë ajrore

si gripi spanjoll i vitit 1918.

Ja se çfarë do të ndodhte:

Do të shpërndahej në botë shumë më shpejt.

Shikoni që më shumë se 30 milionë vetë vdiqën nga ajo epidemi.

Kyështë një problem serioz.

Duhet të jemi të shqetësuar.

Por, në fakt, mund të realizojmë një sistem të mirë reagimi.

Kemi favoret e të gjithë shkencës dhe teknologjisë për të cilat flasim këtu.

Kemi celularët

për të mbledhur informacione dhe për t’i transmetuar ato.

Kemi hartat satelitore ku shihet

se ku janë dhe si lëvizin njerëzit.

Po bëjmë hapa përpara në biologji

që duhet të ndryshojnë shumë kohën e kërkimit të një patogjeni

dhe të jemi në gjendje të krijojmë ilaçe e vaksina për atë patogjen.

Pra, mund të kemi instrumenta,

por këto duhet të përfshihen në një sistem shëndetësor global.

Dhe duhet të jemi të gatshëm.

Besoj se modeli më i mirë se si duhet të përgatitemi

është ai që bëjmë në luftë.

Kemi gjithnjë ushtarë të gatshëm që të nisen.

Dhe kemi rezerva për të rritur numrat.

NATO ka njësi të lëvizshme që mund të pozicionohen shpejt.

NATO bën manovra luftimesh për të kontrolluar: a janë njerëzit të përgatitur?

A e dinëata gjendjen e karburantit, logjistikës,

madjeedhe frekuencat e radiove?

Janë absolutisht të gatshëm që të nisen.

Pra, këto janë gjërat që duhen për të përballuar një epidemi.

Kush janë elementët kyç?

Në radhë të parë, duhen sisteme shëndetësore efikase në vendet e varfëra,

ku gratë mund të lindin në kushte sigurie,

dhe të gjithë fëmijët të vaksinohen.

Po edhe ku epideminë do të mund ta shikojmë shumë kohë më përpara.

Duhet një trupë mjekësore rezervë:

Shumë njerëz të përgatitur

që të jenë të gatshëm të nisen me kompetencat e duhura.

Dhe, më pas, duhet të vendosim ushtarakët krahas këtyre mjekëve,

duke shfrytëzuar aftësinë e ushtarakëve për të lëvizur shpejt,

për menaxhimin e logjistikës dhe për të vendosur sigurinëe zonave.

Duhet të bëjmë simulime:

jo për luftë, por për mikrobet, për të parë ku janë pikat e dobëta.

Lufta e fundit ndaj mikrobeve është bërë në Shtetet e Bashkuara

në vitin 2001 dhe nuk shkoi aq mirë sa si duhet.

Tani për tani, rezultati është: mikrobet 1, njerëzit 0.

Së fundi, duhen më shumë kërkim e zhvilllim në fushat e vaksinave dhe diagnostikimit.

Ka zbulime të mëdha, si virusët AAV që shoqërojnë adeno-viruset,

që mund të funksionojnë shumë shpejt.

Nuk kam një buxhet të saktë se sa mund të kushtojë,

po jam i sigurtë se është shumë më i ulët se sa dëmi i mundshëm.

Banka Botërorre vlerëson që, nëse do të kishim një epidemi botërore gripi,

pasuria globale do të pakësohej me më shumë se 3 trilionë dollarë

dhe do të kishim miliona e miliona të vdekur.

Këto investime ofrojnë leverdi të rëndësishme,

përveç përgatitjes së thjeshtë ndaj epidemive.

Mjekimi parësor, kërkimi dhe zhvillimi

do të reduktonin pabarazitë në shëndetin global

dhe do ta bënin botën më të drejtëe më të sigurtë.

Kështu që besoj se duhet të jetë absolutisht një përparësi.

Nuk duhet të na përfshijë paniku.

Nuk duhet të grumbullojmë spageti rezervë apo të strehohemi në bodrume.

Por duhet të lëvizim se nuk e kemi kohën nga ana jonë.

Në fakt, në qoftë se ka diçka pozitive nga eidemia e Ebola-s,

Është ajo që mund të shërbejë si paralajmërim, si këmbanë alarmi për t’u përgatitur.

Nëse fillojmë që tani, mund të ishim të përgatitur për epideminë e ardhshme.

Faleminderit.