Paralajmërimi i Ramës: Bizneset e mëdha që nuk aplikojnë për pagën e punëtorëve do të gjobitën

4 Maj 2020, 15:05 | Përditesimi i fundit: 2020-05-04 15:17:10

Jo të gjithë punonjësit që i kanë hequr nga puna përpara 10 prillit e kanë marrë ndihmën financiare, e shkak për këtë janë bërë vetë punëdhënësit. Por kjo situatë nuk do të kalojë pa ndëshkime! Kryeministri Edi Rama zbuloi se do të gjobiten të gjitha ato biznese të mëdha që nuk kanë aplikuar pranë Drejtorisë së Tatimeve në mënyrë që punonjësit e tyre të përfitojnë 40 mijë lekëshin.

“Kjo është e patolerueshme! Sot ne do të miratojmë një gjobë për bizneset e mëdha, që tradhtojnë me këtë papërgjegjshmëri të plotë sociale punonjësit e tyre, duke mos marrë mundimin të bëjnë aplikimin në emër të kompanisë për ta. Pikë e zezë! T'u mohosh punonjësve të tu një pagesë që s'ua jep ti po shteti!!! Le të provojnë të mos e bëjnë urgjent dhe e shohim sa mirë do u dalë kjo papërgjegjshmëri sociale!”, shkruan Rama.

    No videos found.