“Paratë për programin e PD? Të dorëzojnë pronat e të bëjnë Shqipërinë!”

4 Shkurt 2021, 12:51

Një prej qytetarëve duke folur në emisionin e mëngjesit “Shtypi i ditës dhe ju” foli për programin e PD. Është i realizueshëm ka thënë ai, vetëm nëse Basha, Meta, Berisha dhe Kryemadhi dorëzojnë pronat dhe me to të japin para për ta realizuar e për ta bërë konkret. Ishte ky propozimi i bërë publik nga qytetari e ndërsa nuk la pa përmendur ngjarjen e 21 janarit, për të cilin bëri përgjegjës Lulzim Bashën.