Parlamenti Ndërkombëtar për Tolerancën dhe Paqen, Meta dhe Ruçi: Nxisim dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

16 Nëntor 2018, 11:39

Në ditën e fundit të Sesionit të Dytë Plenar të Parlamentit Ndërkombëtar për Tolerancën dhe Paqen, përshëndetën zytarët më të lartë të shtetit shqiptar, presidenti Ilir Meta, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe zv. kryeministrja Senida Mesi.

Gjatë fjalës së tij, presidenti Meta u shpreh se paqja dhe siguria në rajon varen nga shumë marrëveshje ende në mbyllje mes shteteve, si për shembull ajo për çështjen e emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë.

Shqipëria nxit  dialogun  mes Kosovës dhe Serbisë. Inkurajojmë zhvillimet pozitive për finalizimin e marrëveshjes për emrin mes Greqisë dhe Maqedonisë. E vetmja rrugë për paqen dhe stabilitetin në Balkan është respektimi i të drejtave dhe standarteve amerikane.

Ilir Meta, president 

Ndërsa kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi përsëriti thirrjen para delegacioneve të huaja pjesëmarrëse për njohjen e Kosovës.

Nga kjo tribunë në emër të popullit të Shqipërisë dhe kombit shqiptar ju bëj thirrje që të rikujtoni kolegët tuaj parlamentar, por dhe qeveritë që ju keni votuar se republika e Kosovës, një shtet i ri i krijuar prej një dekade prej përpjekjesh titanike të forcave më progresiste të botës kërkon me legjitimet, me meritë dhe dinjitet më shumë njohje ndërkombëtare. Qeveritë e vendeve anëtare të parlamentit ndërkombëtar për tolerancën fetare dhe paqen që nuk e kanë njohur ende Kosovën i kontribojnë kështu realisht paqes, tolerancës, stabilitetit dhe sigurisë glogale nëse do të kryejnë aktin e madh moral politik dhe paqësor të njohjes së republikës së Kosovës.

Gramoz Ruçi, kreu i Kuvendit

Zv. Kryeministrja, Senida Mesi, rikujtoi edhe një herë vlerat e kombit tonë dhe mashimin e kryeministrit Edi Rama në Paris me përfaqësuesit e komuniteteve fetare në vend.

Shpreh kënaqësinë që ky takim mbahet në Shqipëri. Jemi krenarë për këtë trashëgimi të vyer mbi tolerancën. Ruajtja dhe promovimi i kësaj trashëgimnie kërkon një angazhim të madh të gjeneratës tjetër. Besoj që të gjithë mbajmë të njëjtin mendim ndaj sigurisë paqes dhe tolerancës. Është pikërisht kjo klimë që u trumpetua edhe nga Papa Francesku gjatë vizitës së tij të parë në Shqipëri. Gjithashtu iu kujtoj edhe marshimin në Paris të kryeministrit Edi Rama me përfaqësuesit e komuniteteve fetare për incidentin e Charlie Hebdo.

Senida Mesi, zv. kryeministri 

    No videos found.