Parlamenti voton, Presidenti Ilir Meta shpëton nga shkarkimi me 78 vota pro

27 Korrik 2020, 13:26 | Përditesimi i fundit: 2020-07-27 13:40:24

Me 78 vota pro, 17 kundër dhe 8 abstenim Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar raportin e hartuar nga relatorja socialiste Klotilda Bushka në Komisionin Hetimor që shpëton Ilir Metën nga shkarkimi nga posti i Presidentit. Historia e një viti debat u mbyll sot me rekomandimin për të bërë një ligj organik për institucionin e kreut të shtetit. Raporti u miratua vetëm me votat e shumicës socialiste, pasi opozita parlamentare votoi kundër, duke kërkuar shkarkimin e Ilir Metës.