Parodisti i Vlorës për Report Tv: 10 ditë brenda, s'e di ç'ndodh jashtë! Po 'shkruaj' emrat e fëmijëve pas 9 muajve

19 Mars 2020, 17:27

Parodisti i Vlorës, Afrim Agalliu në një lidhje me Skype për Report Tv nga Vlora thotë se prej 10 ditësh është izoluar në shtëpi duke u futur në karantinë për shkak të koronavirusit. Ai ka një këshillë për qytetarët, që të dëgjojnë specialistët dhe të rrinë brenda. Situatën tragjike ku ndodhet jo vetëm vendi jonë, parodisti i njohur po e shikon edhe një tjetër aspekt. Afrim Agalliu shprehet se po përgatit një material humoristik.