Partia Agrare Ambientaliste hap fushatën për Tiranën/Duka: Të largojmë nga timoni deshtakët pa patentë

31 Mars 2021, 10:46

PAA organizon Asamblenë për Qarkun Tiranë dhe njëherësh çel siparin e hapjes së fushatës elektorale për Tiranën.

Kryetari I kesaj partie Agron Duka ndër te tjera u shpreh se sot më keq se kurrë fatet e shqiptarëve janë në udhekryq për shkak të oligarkëve politikanë dhe politikanëve oligark.Ai theksoi se duhet larguar timoni nga duart e deshtakeve pa patentë. Pjese e Partisë Agrare Ambientaliste i është edhe ish-ministri, Arben Malaj.Ai u shpreh se PAA ka një program për mbështetjen e bujqësisë.