“Partia i qëron si kastraveci” shkodrani tregon pse deputet nuk dalin në terren

15 Prill 2020, 10:57

Teksa komenton temën e ditës në programin e mëngjesit në Report Tv “ Shtypi i Ditës dhe Ju” një telefonues nga Shkodra kërkon që të ketë bashkëpunim mes qeverisë dhe opozitës. Ai më pas shpjegon se pse sipas tij deputetët nuk zbresin në terren këtë periudhë të pandemisë: “Unë mendoj se deputetët nuk kanë humbur ,ata janë në vendin e duhur aty në qëndër afër partisë aty tek ajo parti që i ka bërë deputet.Ata nuk janë deputetët e popullit por të partisë dhe nëse nuk i shërbejnë atëherë partia i qëron si kastraveci”.