Partitë e reja, Fatmir Mediu kërkon të mos mbyllen dyert e koalicionit: Të shkojmë bashkë në zgjedhje

9 Nëntor 2020, 15:52

Me shfaqjen në atmosferën politike të partive të reja, të krijuara nga  të pakënaqurit me lidershipin e Partisë Demokratike, është shtuar edhe një tjetër pikë në listën e kërkesave  të aleatëve tradicionalë ndaj Lulzim  Bashës. Ata i kërkojnë kryedemokratit që si drejtues i opozitës së Bashkuar, të mos mbyllë dyert e bashkëpunimit me partitë e tjera opozitare. Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu thotë se opozita është e rrezikuar nëse shkon e fragmentizuar në drejt 25 prillit.