Partizani dhe Tirana mbyllin miqësoret me humbje, faza përgatitore në Antalia drejt fundit

15 Janar 2020, 18:09

Miqësoret e Partizanit për fazën përgatitore në Antalia janë mbyllur me humbje. Kampionët e Shqipërisë pas disfatës 1-0 kundër Trabzonsporit më 10 janar sot janë mposhtur edhe nga hungarezët e Budapest Honved të cilët kanë fituar me shifrat e pastra 2-0. Në këtë sfidë miqësore që vlente për të parë ecurinë e punës së trajnerit të ri Sormani shënuan Lanzafame dhe Çipt. Kampionët e Shqipërisë pavarësisht se u përpoqën nuk mundën të linin asnjë shenjë. 

Kjo ishte dita e 11 e përgatitjeve të Partizanit në Turqi, ndërsa e enjta është dita e fundit që të kuqtë do të qëndrojnë në Antalia. Gjatë kësaj periudhë të kuqtë përveç miqësoreve ka bërë vetëm një goditje në merkato, mbrojtësin Dorian Kërçiku.

Ndërkohë ndeshjet miqësore për fazën përgatitore të dimrit në Antalia i ka mbyllur edhe klubi i Tiranës. Sot bardheblutë janë mposhtur me rezultatin 1-2 nga Korona Kilece, klubi polak që në minutën e katërt kaloi në disavantazh pas golit të Augustin Torrasa-s në minutën e katërt.

Më herët Tirana zhvilloi edhe dy miqësore të tjera. Më datë 8 janar bardheblutë u mposhtën 2-1 nga Alanyaspor, ndërsa ndeshjen e dytë me 11 janar mposhtën 1-0 hungarezët e Mezokovesdi-t. Tirana do të qëndrojë edhe tre ditë në Turqi, ndërsa deri më tani nuk ka bërë asnjë afrim në merkato përveç fimrës me dy talente të akademisë.

Sakaq Kukësi vijon të befasojë, pasi verilindorët në ndeshjen e dytë dhe të fundit në Turqi kanë barazuar pa gola kundër rumunëve të Politekhnika Iasi. Më herët ekipi i drejtuar nga Duro barazoi 1-1 me Mataljaspor.