Partizani i Sormanit thyhet në Korçë, Skënderbeu i merr tre pikët. Laçi fiton në Durrës nga Teuta

21 Janar 2020, 20:05

Aventura e dytë e Adolfo Sormanit me Partizanin ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme pasi kampionët në fuqi të Superligës janë mposhtur me shifrat 3-2 nga Skënderbeu. Në Korçë ishin të kuqtë që kaluan të parët në avantazh falë një penalltie të konstestuar gjatë për prekje të topit me dorë. Në minutën e tetë ishte Telushi që zhbllokoi nga 11 metrat.

Për Partizanin gjithçka do të komplikohej në minutën e 39 kur Broja doli me karton të kuq pas dy të verdhë, ndërsa pak çaste më pas autogol i Bitrit barazoi shifrat për Skënderbeun. Pa u mbyllur pjesa e parë korçarët do të përmbysnin shifrat, pasi Krasniqi realizoi në minutën e parë shtesë.