Partizani likudohet nga vendi i fundit, Skënderbeu 'ringjallet' në Elbasan

7 Mars 2021, 18:44

Pas barazimit me Apoloninë, Partizani është mposhtur sot 0-1 nga Skënderbeu, duke humbur shansin për të marrë përkohësisht kryesimin e Superligës.

Skuadra e Ilir Dajës duket se po kalon një minikrizë, që mund të jetë vendimtare për mosarritjen e objektivit titull kampion. Në Elbasan Arena vendimtar ishte goli i Viktor në pjesën e dytë. Sakaq Skënderbeu me këtë fitore largohet nga vendi i fundit dhe ringjall shpresat për mbijetesë.